Në fakt, ishte një festë e fëmijëve, të cilët patën mundësi të kalonin një ditë të bukur dhe të paharrueshme me njëri-tjetrin.
Festivali ishte një program i mbushur me lojëra, gara dhe sfida, pa harruar, sigurisht, dhuratat dhe shpërblimet në fund, duke u kthyer në ngjarje për Sarandën e qetë në sezon dimri.
Gjithçka ishte përgatitur me kujdes nga MESO Center, me pjesëmarrjen e dhjetëra nxënësve nga shkollat e qytetit.
Falënderojmë të gjitha institucionet, organizatat dhe miqtë vendas dhe të huaj, të cilët na mbështetën në realizimin e kësaj veprimtarie.
Shpresojmë që ky event të kthehet në traditë, siç morëm edhe urimin nga vetë fëmijët, të cilët nuk kanë faj kur mërziten tek rrinë mbyllur në shtëpi ose shtrirë në krevat, me telefona ose tableta në dorë.
Fotot dhe videot mund t’i gjeni në Instagram ose Facebook, në faqet e MESO Center.