Për t’u dhënë fëmijëve një shans më tepër për të qëndruar bashkë, për të shijuar dhe për të qenë më afër me natyrën dhe njëri-tjetrin, për të njohur më shumë veten, si pjesë organike e natyrës, Meso Center organizoi në 21 maj 2022 një ekskursion në Parkun Kombëtar Karavasta-Divjakë. Socializimi, lojërat, eksplorimi, ajri i pastër, njohja e vetes, hetimi i mrekullisë së krijimit të Zotit, ndërgjegjësimi për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit ku jetojmë ishin objektivat e këtij udhëtimi të paharruar.